Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit Andrea Çrraga., që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Petovë të Fierit, në drejtim të mjetit të shtetasit me inicialet M.S.
30-vjeçari rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës. Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pasi qëlloi në drejtim të automjetit, ai u largua nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët përkohësisht.
Pas disa orëve ndjekjeje, në rrugë dhe në ambiente ku dyshohej se autori Andrea Çrraga. mund të fshihej, u bë e mundur ditën e sotme kapja e tij dhe gjetja e armës me të cilën ka gjuajtur 30-vjeçari.
U bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit A.(M). Ç., 30 vjeç, banues në Petovë, Fier, i dënuar më parë për vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel