Përplaset treni në Fushë Mamurras, godet një kamion. Asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar

30/04/2022 19:48

Treni Tiranë Shkodër ditën e sotme ka pasur pasagjerët më të veçantë, ata të apasionuar pas muzikës Jazz.

Pikënisja e tyre ka qenë në Gramëz të Krujës për të përfunduar në Shkodër e më pas për të vijuar më tepër me aktivitetet e tyre. Në Fushë Mamurras ata janë përplasur nga një trajl i cili ju ka prerë rrugën por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Është dashur më shumë se një orë që të bëhet e mundur lirimi i hekurudhës, ku në ndihmë kanë ardhur dhe banorët e zonës.

Në fund hapja e rrugës është pritur me ovacione nga pasagjerët.

Në përfundim të veprimeve, ka rezultuar se, shkaku i përplasjes me dëme materiale, është mosdhënia e përparësisë në lëvizje nga drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit u morën masa administrative bazuar në Kodin Rrugor.

Sipas përgjegjësve të hekurudhës një sinjalistike e tillë paralajmëron drejtuesit e automjeteve të cilët duhet të kenë kujdes teksa kalojnë në këtë aks rrugor, dhe fushëpamja është e mjaftueshme për të parë nëse kalon treni. Edhe një here një aksident i tillë na kthen në memorie lënien në harresë të hekurudhës shqiptare.

Top Channel