Pandemia uli vaksinimet, prindërit janë stepur për shkak të lajmeve të rreme

30/04/2022 15:26

Rritet e numri i prindërve që hezitojnë t’u bëjnë vaksinën fruth rubeoles fëmijëve të tyre  në moshën 12 muaj.

Informacione e pavërteta që u shpërndanë për vaksinën anti-covid i  shtuan edhe dyshimet e prindërve.

Me vonesë jam,  e shtyva nja gjashte muaj se duke dëgjuar këto mamat me fëmijë që thonë autizmi. Kam frike Tani erdha po prapë kam.“, shprehet një nënë.

Silva Bino: Është rëndësishme të bëhen kur fëmija mbush një vjeç se është koha kur femijës i bie imuniteti i trashëguar nga nëna

Pandemia e Covid 19  ka ndikuar ne uljen e përqindjes të  të gjithë vaksinave të kalendarit të detyrueshëm.

Aida Mara, mjeke pediatre:Nuk vinin nga frika për të ardhur në ambulance, fëmijet kishin sëmundshmëri

Por në fakt përveç hezitimit të prindërve, të gjithë infermieret e konsutorit të nënës dhe fëmijës ishin të anagazhuar  në vaksnimin anticovid  tek çadrat ne shesh dhe ne air Albania dhe prindërit nuk u njoftuan për data e vaksinimi sipas kalendarit.

Top Channel