Një vit më parë iu ekzekutua djali i xhaxhait me 100 plumba, kush është shënjestra e atentatit në Shkodër

30/04/2022 22:30

Shënjestra e atentatit të mbrëmjes së të shtunës në Shkodër është Dede Planaj, djali i xhaxhait të Bardhok Planajt që u ekzekutua një vit më parë në të njëjtën lagje me 100 plumba.

I plagosuri është 60 vjeç dhe raportohet të ketë marrë dy plumba në këmbë dhe një në krah. Aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, ndërsa nuk dihet ende se kush janë autorët e ngjarjes. Policia ka njoftuar se po vijon krehja e zonës nga me qëllim  kapjen e tyre.

Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj u ekzekutua me 100 plumba mbrëmjen e 4 Prillit të 2021, ku rreth 30 u gjetën në trupin e tij pas ekspertizës mjekoligjore. Viktima ishte në lëvizje me makinë teksa u ekzekutua, pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot djali i xhaxhait të tij.

Bardhok Planaj njihej në Shkodër me nofkën “Kumbari” dhe ishte dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Atij iu bë një atentat i mirëfillte pasi viktimën e kanë ndjekur për rreth 150 metra dhe në një moment kanë ecur paralelisht me të duke e qëlluar.

Ende sot, krimi i një viti më parë ndaj Bardhok Planajt, mbetet pa autor pasi ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e tyre.

Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Planaj u konstatua një makinë e djegur, brenda së cilës u gjetën dhe 2 armë të cilat dyshohet se ishin të autorëve.

 

Top Channel