Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Lezhë.

Një mjet ka devijuar nga rruga duke përfunduar në kanal, e si pasojë ka ndërruar jetë shoferi, i identifikuar si Armando Pacani, 19-vjeç.

Pasagjeri ka mbetur i lënduar, i cili është dërguar në spitalin e Lezhës, por nuk dihet gjendja e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel