Zamira Senkaj, 54 vjeçe ra në prangat e policisë, pasi në sallonin e saj u gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza gati për shitje.

Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i saj A.B., i cili e fshihte sasinë e lëndës narkotike të ndarë në doza, në parukerinë e 54-vjeçares në rrugën “Dhimitër Shuteriqi”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarisë kriminale, kapjen e shtetasit A. B., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA