Ka startuar mbrëmjen e sotme programi më i ri në ekranin e Top Channel, “A Live Night”, i cili është një format origjinal i Top Channel, dhe mban vulën e Ledion Liços.

Një program që ka në qendër të tij artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë,  në një qasje dokumentari, ku e ftuar mbrëmjen e sotme është këngëtarja Arilena Ara.

Këngëtarja ka folur me një dashuri të madhe për albumin e saj të ri, pasi kënga ‘Ëndërr’, e rikthen atë në fëmijëri që ishte pjesa më e bukur sipas saj.

Ledion Liço: Çfarë kishe ëndërr të bëje ndryshe nga albumi, domethënë çfarë veçorie ka që njerëzit nuk e dinë?

Arilena Ara: Ëndërr duhet të ishte patjetër në album, kam bërë 13 demo në ditë, por Popi më tha që do nxjerrim tre nga këto se është e pamundur, po mirë që ta ka ardhur frymëzimi. Ëndërr ishte që futa në studio dhe ka qenë ‘ëeird’ dhe ishte emocioni dhe ndjesia që kam dhënë në atë këngë që nuk artikulohej dot në tekst.

Të flas për vete e kam të vështirë, u bë kohë që nuk flas për vete e më duket e çuditshme. Fëmijëria ime ka qenë e jashtëzakonshme sepse në rrugën e udhëtimin që kam pasur më bën të kthej kokën pas dhe të mendoj se kanë qenë të vetmet vite të lumtura si një fëmijë i pafajshëm pa menduar për të nesërmen.

Arilena Ara ka treguar një rrëfimin e saj një nostalgji të madhe për fëmijërinë dhe kohët me babanë e saj dhe lidhjen e ngushtë që kishte me familjen.

Arilena Ara: Kam patur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën. Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet. Më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes. Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri. Lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit. Kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane. Tregonim çdo gjë njëri tjetrit.

Më tej këngëtarja ka rrëfyer edhe zhgënjimin e saj të parë tek ‘Gjeniu i Vogël’, ku nuk arriti të fitonte çmimin kryesor. Ajo tha se kjo gjë kishte shërbyer si një mësim për të që ti kishte pritshmëritë më të vogla.

Arilena Ara: Jam njeri me vetëbesim shumë të lartë dhe e marr punën shumë seriozisht. Isha 11 vjeç tek Gjeniu i Vogël dhe nuk e kuptoja aq mirë që kjo ishte një punë, por e kish vizionin e qartë se çfarë doja të bëja me muzikën. Kam patur edhe një babain që ma evidentonte më tepër  dhe më jepte vlerësimin që të arrija një shkallë më lart. Aty pësova zhgënjimin e parë sepse nuk fitova. Kuptova që nuk duhet të pretendoj të futem në një garë e të fitoj patjetër.

Top Channel