Aksident në Mallakastër, “Mitsubishi” merr para tre makina dhe lëndon një të moshuar

30/04/2022 09:32
Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”.

Shoferi me iniciale V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara(dëme materiale) dhe  këmbësorin  Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj.

Ky i fundit u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u shoqërua në polici.

Top Channel