Efi është konkurrentja më e fundit e cila i dha fund rrugëtimit të saj në Për’puthen.

Ajo doli përfundimisht e vetme nga programi, njëkohësisht sqaroi edhe largimin e Samiut.

Të dy kanë vendosur të mbeten miq shumë të mirë, pasi nuk ka pasur asgjë më tepër nga ana e Efit.

Nuk munguan as mesazhet për Mevlanin, ku i uroi që këtë vit të dalë i përputhur nga programi.

“Para se te dal nga Për’puthen i uroj që të dali çift dhe nuk dua ta zgjas më tepër”, tha Efi.

Marrëdhënia e dyshes ka qenë e tensionuar kohët e fundit, duke pasur debate të vazhdueshme. Si fillim ata nisën të zhvillonin takime, por përfundoi duke i dhënë fund njohjes me njëri-tjetrin.

Top Channel