Tjetër ‘shtëpi bari’ në vend/ Pas Valbonës policia zbulon tjetër ambjent në Tiranë

29/04/2022 12:34

Pas Tropojës, zbulohet një tjetër shtëpi bari këtë herë në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë thanë se si rezultat i operacionit të ndërmarrë në rrugë operative, kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sakaq mësohet se disa persona janë shoqëruar në Komisariatin e policisë.

Top Channel