Thikë në vend të librave në çantën e shkollës, kapet 17-vjeçari në Sarandë

29/04/2022 16:14
Foto ilustruese

Një nxënës, gjatë kontrollit në një prej shkollave të Sarandës, është kapur me thikë me vete.

17-vjeçari e mbante mjetin prerës në çantën e librave. Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.

Top Channel