Qëllohet me armë makina e kryeplakut në Vlorë/ Djali i tij u përfshi në sherr me një tjetër, të dy u larguan nga vendngjarja

29/04/2022 19:51

Makina tip Mercedes ML, ndaj të cilës u bë atentati sot pasdite në Vlorë, është në emër të kryeplakut të fshatit Kaninë.

Makinën, Astrit Aliraj ia kishte lënë në përdorim  të birit Juxhino Todi (me mbiemër te ndëruar) ndërkohë që një person me (xhup të zi) e ka ndjekur me vrap dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim te makinës tip ML, për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”,

Ndërkohë, policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e dy personave, si atentatorit me inicialet L.M. , ashtu edhe 24-vjeçarit Juxhin  Todi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me  armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Top Channel