Në makinë me ‘të fortin’ e Shijakut ditën e atentatit/ Prokurori Ndoja mbrohet para KPK: Nuk e dija se …

29/04/2022 14:21

“Nuk e kam ditur se Aleksandër Laho të ketë patur probleme si individ.”, me këtë argument u mbrojt para KPK prokurori Arjan Ndoj i cili sot ndodhet përpara vettingut.

Laho mori një plumb në nofull në atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ndaj prokurorit Ndoj.

I njohur ndryshe me nofkën ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Por në deklaratën e tij, Ndoj thotë se është i njohur por jo mik i tij.

“Në lidhje me informacionet e medias nuk ju kam thënë asnjëherë mos i merrni për bazë. Indiciet mund të shërbejnë dhe jam i hapur kur thashethemet provohen, jam i hapur dhe për pergjimet.

Por nëse ju si KPK më akuzoni me zhdukje dosjesh, kur në Prokurori janë vjedhur serverat dhe ka vendim gjqësori për autorin në fjalë. Tani më thoni ju c’lidhje kam unë me këtë ngjarje dhe përse më keni pyetur?

Jam i hapur , unë nuk fsheh asgje, i kam dalë borxhit kujtdo hajde hetoni. Për shtetasin A.L që me pyesni pse ky person ishte në makinën tënde, sërisht ju them se pas atentatit lashë telefonin, lashë kodin. Nuk u gjet asgjë. Nga ky individ se kam ditur kurrë që kishte patur probleme. Ai ishte u njohur për mua, jo mik. Miqtë që kam miq i njoh mirë dhe nuk i bej hasha” u shpreh Ndoj.

Top Channel