Kë do të largonit nga TCH?/ Ledion Liço: Është sfiduese të punosh këtu, të gjithë e meritojnë

29/04/2022 23:15

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin më të ri në ekranin e Top Channel “Më lër të flas”, është drejtori i Top Albania Radio dhe Top News, Ledion Liço.

Krahas intervistës dhe batutave me vëllezërit Veshaj, Liço nuk ka lënë pa përmendur programin që do të nisë ditën e nesërme në autorësinë e tij ‘A Live Night’. Ai u shpreh se nuk është e zakonshme që dy programe të reja të nisin brenda një fundjave, por këto gjëra ndodhin në Top Channel.

Romeo: Për çfarë do flasësh ti sot Ledion?

Ledion Liço: Arsyeja kryesore që kam ardhur sonte këtu përveçse t’ju uroj suksese dhe një jetë të gjatë në Top Channel, është programi që nis nesër të TCH, ‘A live night’ edhe kaq, ju uroj suksese natën e mirë.Bëj Shaka!

Donald: Është një program shumë inovativ, unë mendoj se televizionit i mungojnë formate të reja kështu që bravo.
Ledion Liço: Ndodh rradhë që në Top Channel në një sezon që nuk është i plotë televiziv të nisin dy programe të reja që nisin brenda të njëjtës fundjavë, por ky është Top Channel.

Pyetjes se sa e vështirë është që të menaxhonte Top Albania Radio dhe Top News, Ledion Liço i është përgjigjur duke thënë se për të parën është gjëja më e thjeshtë në botë pasi është i lidhur me të dhe e bën në mënyrë organike. Ndërsa sa i përket Top News, Liço u shpreh se është diçka sfiduese për të por shumë shpejt do të arrijë qëllimet që ai ka për të.

Romeo: Sa vështirë është të menaxhosh Top Albania Radio dhe Top News?

Ledion Liço: Të menaxhoj Top Albania Radion është gjëja më e thjeshtë më botë, më vjen organike, e dua shumë atë vend dhe i njoh rrënjë dhe dhëmballë dhe jam i lidhur me të njësoj si e rrobat e trupit. Top News është jashtë zonës time të rehatisë por është një fushë e cila është sfiduese dhe me shumë benefite, po krijojmë një klimë që i afrohet më shumë asaj që unë kam në kokë për Top News.

Ledion Liço tha mbrëmjen e sotme me siguri të plotë që të gjithë ata që janë të punësuar në Top Channel, e meritojnë të jenë aty pasi puna që ata bëjnë, ka shumë sfida dhe nuk është aq e lehtë të menaxhohen

Donaldi: Nëse do ishe drejtor i TCH kë do largoje nga puna?

Liço: Veten time!

Donaldi: Jo jo atë nuk e bën dot.

Ledion Liço: Të gjithë ata që punojnë në TCH, do të thotë që e meritojnë, sepse është një institucion që të sfidon çdo orë të ditës, është sfiduese dhe mendoj që ata që punojnë këtu brenda e meritojnë më shumë se ata që nuk janë këtu brenda.

Top Channel