Gazetari Dritan Hila ka komentuar ditën e sotme në “Top Talk”, nismën e marrë kundër Yuri Kim për ndërhyrjet e saj në drejtësi.

Ai u shpreh se në drejtësinë shqiptare po bëhen shkelje nga më të mëdhatë dhe një ndërhyrje e ambasadores amerikane nuk mund të jetë kurrsesi e pavend. Hila tha se gjyqtarët dalin në mëngjes me lekët e kafes në xhep ndërsa kthehen në shtëpi me miliona dhe kjo është gjëja për të cilën duhet të shqetësohemi.

Gazetari u shpreh se këtë peticion po mbështesin  dhe nxisin vetëm persona që mendojnë se do të jenë objekt hetimi. Hila i bëri thirrje SPAK që të hetojnë Berishën pasi ka bërë shkelje shumë të mëdha ligjore ku më e hapura është ajo e gazsjellësit për të cilin nuk merret asnjë taksë.

Iku koha e artë e Bashkimit Europian, jemi në një kohë që Europa po jeton forcat centrifugal, që kanë një kurorëzim me BREXIT, po përjeton autoritarizmin me vendet e Europës Lindore. Europa është e vetëdijshme që e ka arritur pikën e saturimit të saj me anëtarësime.

Ata po mbulojnë problemet e tyre, unë i njoh vendet e lindjes dhe mund të them se më i mirë është shteti shqiptar me të gjithë problematikat që ka se sa Hungaria që ka një polici arrogante. Ne jemi më shumë europianë se ata.

Jemi në një pikë që Europa problematikën e vet e paraqet si problematikë shqiptare dhe me luftën në Ukrainë tregoi dhe njëherë që europa është e dobët pa ushtri e pa diplomaci. Ukraina e nxori më në pah shpërbërjen e Europës, është shumë e vjetër për të fituar zakone të reja.

Për fat në planet afatgjata të perandorisë amerikane jemi edhe ne. Këtë e tregoi e gjithë veprimtaria e deritanishme. Ka një lloj sondazhi që e paraqet popullsinë shqiptare 73% pro amerikane por unë nuk e besoj se është i vërtetë. unë e pëlqej Amerikën për lirinë që ka brenda vetes. I lejon të gjithë mendimet e ndryshme. Në kuadër të këtyre mendimeve të ndryshme mendoj se ky peticioni është në kuadër të një 17% që nuk e pëlqejnë qeverisjen amerikane.

Mua nuk do të më shqetësonte që 70% e shqiptarëve të jetë filoamerikane, mua më intereson që elita të jetë pro-amerikane. Edhe Izraeli që është shteti më i preferuar i amerikanëve ka një përqindje anti-amerikane.

Shqiptarët ça nuk bëjnë po tu lësh dorë të lirë, gjyqtarët dalin në mëngjes me lekë sa për një kafe e kthehen pastaj me miliona, ndërsa problem qenka përse ndërhyn Yuri Kim? Këtu është problem përse nuk godet SPAK-u Berishën apo Metën?

Jemi i vetmi vend ku gazsjellësit nuk paguajnë para dhe nuk marrim asnjë gjë. Ndërkohë duhet të paguante 60 deri në 100 milion euro taksë. Minierat e kromit iu janë dhënë disa banditëve. Jemi vendi i 14 në botë për nga rezervat e naftës dhe ne nuk prodhojmë asnjë pikë.

Luftën kundër Yuri Kim e nxisin disa plehra që mendojnë se do të jenë objekt hetimi. Nuk dua të themi jemi dembel se jam pjesë e këtij populli, por problem është se pasi dolëm në 1912 elitat ishin vetëm disa që vinin 3 muajt e verës dhe paratë që merrnin i luanin në kazino. Ça do bëje ambasadorja? Berisha po i vë të gjitha përballë një fakti të kryer, krahu i Alibeajt më duket gjë qesharake që pret a e dha vendimin apo jo gjykata. Unë mendoj se PD-ja dhe Berisha e kanë mbyllur ciklin. Berisha do të jetë i vetmi gjel, amerikanët nuk të bien dot në pushtet, politikën nuk mund ta mbjellësh, do ambientin e vet.

Ata nuk të sjellin dot në pushtet por mund të mbajnë larg pushtetit. Nuk po i hy gërdecit apo temave të tjera, po përmend vetëm projektin e TAP-it qe kalon në vendin tonë dhe nuk i marrim asnjë taksë, këtu duhet të ndërhyjë SPAK-u dhe të marrë negociatorin se pa usdajën e Berishës dhe Metës nuk bëhej një gjë e tillë.

Unë po pres që SPAK-u të kapi dhe të hetojë të gjithë. Berisha është njeriu që po destabilizon prapë vendin dhe ku i gjen ai këto lekët që bën të gjitha këto gjëra? Sipas DASH, hajduti më i madh është Berisha dhe duhet të hetohet nuk mund të hedhësh firma pa e parë ca po firmos. PD nuk është më parti ideologjike, merret me ndonjë thashetheme apo me Lul Bashën. Është në prag të një ‘Big Bangu’ të ri.

Top Channel