Furnizimi me energji elektrike, qeveria shtyn gjendjen e emergjencës deri në 31 dhjetor

29/04/2022 17:35

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike do të jetë në fuqi , të paktën deri më 31 dhjetor 2022.

Në vendimin e miratuar nga qeveria, njofton shtyrja e afatit të gjendjes së emergjencës.

Ndërkohë, për të kursyer energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë një pjesë të familjeve shqiptare. Ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’u vijë një çmim i ri në faturën e dritave.

Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Ndërkohë, nëse miratohen ndryshimet e reja, një familje që do të konsumojë 100 kilovat orë mbi fashën do paguajnë 2700 lekë më shumë për energjinë, bashkë me TVSH-në 540 lekë, totali i shtesës në faturën e dritave do të jetë 3240 lekë. Në total fatura e tij shkon 11 240 lekë.

Kjo faturë për qytetarët duket se vjen si një zgjidhje e shpejtë në mes të krizës energjetike, në kushtet kur OSHEE kompania më e madhe publike në sektorin energjetik prej tre vitesh po del me humbje dhe nuk po arrin të mbulojë kostot kjo edhe për shkak të një niveli shumë të lartë humbjesh në rrjet prej 21%, energji që nuk faturohet dhe që me çmimet e sotme të tregut kushton 28 miliardë lekë(230 milionë euro). Prej vitesh OSHEE ka dështuar të arrijë objektivat e vendosura nga Banka Botërore dhe Sekretariati i Energjisë për të ulur nivelin e humbjeve.

Top Channel