E plagosi vëllai me thikë Natën e Kadrit/ 27-vjeçari në Durrës merr urdhër-mbrojtjeje

29/04/2022 11:24
Foto ilustruese

Gjykata e Durrësit lëshon Urdhër Mbrojtjeje për 27-vjeçarin që u plagos nga vëllai i tij në Natën e Kadrit.

I plagosuri është ndjerë i pasigurtë nga zhvillimet që mund të pasojnë përplasjen e përgjakshme me të vëllain ndaj ka kërkuar ndihmën e autoriteteve, ndërsa nuk është bërë ende vleftësimi dhe caktimi i masës së sigurisë për 20-vjeçarin e arrestuar për këtë ngjarje.

Ende nuk dihet se çfarë mase sigurie do të kërkojë prokuroria për vëllain 20-vjeëar, ndërsa urdhri i mbrojtjes siguron të plagosurin, të paktën ligjërisht, nga vazhdimi i konfliktit mes vëllezërve Oruçi.

Gjyqtari Rexhep Bekteshi ka vendosur që Egzoni duhet t’i qëndrojë të paktën 50 metra larg të vëllait, Benardit, të cilin e plagosi me thikë në orën 04.00 të mëngjesit të 27 prillit në shtëpinë ku jetojnë në plazhin e Durrësit.

Ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Durrës, ku Egzon Oruçi 20 vieç u konfliktua me vëllanë, 27-vjeçarin Benard Oruçi dhe më pas e ka goditur me mjetin prerës. E gjithë ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të Natës së Kadrit. Benardi, që mbeti i plagosur, do të agjëronte dhe është çuar për të ngrënë syfyr.

Zhurmat e kanë shqetësuar vëllanë e tij të vogël që në gjaknxehtësi e sipër e ka goditur me thikë 27-vjeçarin. Tashmë gjykata e Durrësit ka lëshuar një urdhër mbrojtjeje ndaj tij, ndërsa pritet seanca për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj vëllait të arrestuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA