Autobusi i ‘Unazës’ dhe makina përfunduan në Lanë pas aksidentit, 6 persona në spital

29/04/2022 21:22

Pamje të rënda janë siguruar nga “Top Channel” për ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në afërsi të pallateve Agimi, ku urbani i linjës së ‘Unazës’ përfundoi në Lanë së bashku me një makinë.

Përveç dy pasagjerëve të automjetit që u përplas me urbanin, në spital kanë përfunduar edhe tre pasagjerë të urbanit dhe shoferi i tij.

Nuk raportohet për dëmtime të rënda por megjithatë pasagjerët dhe shoferi u transferuan në spital për një kontroll.

Bëhet me dije se drejtuesi i autobusit quhet Muhamet Kyçyku ndërsa drejtuesi i autoveturës Jurgen Rama.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe minsitrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel