ARRSH nxjerr hartën/ Si do të bëhet lëvizja e mjeteve nga dita e nesërme në rrethrrotullimin e TEG-ut

29/04/2022 14:03

Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.
Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje.
Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.

Top Channel