Akuzat e Ndojës/ Vetting me probleme për figurën dhe aftësinë profesionale të prokurorit durrsak

29/04/2022 19:40

Arjan Ndojës i ishin kontrolluar nga vettingu vetëm figura dhe aftësitë profesionale, për të cilat konsiderohej nga DSIK  me lidhje të papërshtatshme në krim dhe me vendime të ndikuara nga biznesi.

Si provë ju soll emri i Aleksandër Lahos , thënë ndryshe rrumi që gjendej në të njëjtën makinë me të cilën po udhëtonte në 2019 Ndoja,  kur ju bë atentat dhe mbeti i plagosur shoferi i tij Andi Maloku. Por arjan ndoja kundërshtoi duke kerkuar prova dhe përgjime që vërtetojnë kontaktet me njerëz të krimit , mbasi për Rrumin prokurori tha se nuk kishte informacione për të kaluarën e tij . Ndoja akuzoi se prej  makinës nga ku doli  i plagosur nuk u gjetën dosje të zhdukura, por dosje private të një avokati, për të cilat i kishte treguar shoferi që u vra në atentat

Më herët gjatë parashtrimit shkresor prokurori tha se ky atentat erdhi per shkak te presioneve të egzekutivit.

Pyetje: Thatë diçka për atentatin?

Arjan Ndoja: Atentati vazhdon të jetë nën hetim

Për njërin nga shtetasit që hetoi Arjan Ndoja tha se kishte kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin , duke i dhënë përgjigjje ONM për lidhjet e papërshtatshme por edhe kreut të qeverisë që dy vjet më parë e akuzoi.

Për të treguar presionin gjatë këtyre hetimeve Ndoja kujtoi vizitën e ish zëvendës kryeministrit në sallën ku ai po përfaqësonte akuzën e shtetit në gjykatë.

“Nuk akuzova, por mbrojta veten”– tha ai.

Por replikën më të ashpër  prokurori e mori nga vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs që deklaroi se nuk do ta dëshironte në skuadër një prokuror si Arjan Ndoja . Në përfundim Ndoja u largua nga salla e vettingut nën shoqërinë e truprojave që mbas atentatit shteti ja vendosi në dispozicion për ti ruajtur jetën . shanset që ai ta kalojë procesin janë të pakta.

Top Channel