Aeroporti i Vlorës/ Pista përfundon këtë vit, i gjithë aeroporti dorëzohet në 2024

29/04/2022 15:17

Kryeministri Edi Rama pa ecurinë e punimeve të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, ku deri më tani është avancuar me ndërtimin e pistës 3.2 kilometra të gjatë.

Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku foli për afatet e ndërtimit.

Balluku: Pista mbaron këtë vit, koncensionari dorëzon aeroportin e ndërtuar prill 2024

Në këtë inspektim kryeministri shoqërohej edhe nga biznesmeni Behxhet Pacolli konsorciumi të cilit fitoi garën e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.

Pjesë a aeroportit të Vlorës do të jetë edhe akademia e aviocionit përfshi një sipërfaqe të dedikuar për riparimin e avionëve.

Top Channel