A është në një lidhje Mozzik dhe si flirton me femrat? Ja si i përgjigjet reperi vëllezërve Veshaj

29/04/2022 22:37

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Më lër të flas’ është reperi Mozzik, i cili ka gjatë intervistës nga vëllezërit Veshaj, ka treguar disa gjëra nga jeta e tij që nuk i dinim më parë.

Ai ka thënë se nuk është në një lidhje për momentin, ndërsa gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë është momenti kur është bërë baba.

Me një dashuri të madhe për të bijën, Mozzik tregoi se ëshët dhurata më e bukur për të që ja ka zbukuruar rininë.

Romeo Veshaj: Je në një lidhje?

Mozzik: Jo për momentin nuk jam në një lidhje.

Donald Veshaj: Cila është pjesa më e mirë e të qënurit baba?

Mozzik: Pjesa më e bukur është që gjëja më e parë është që mendoj para për vajzën pastaj për vete. Gjëja më e rëndësishme që do doja të dinte ajo kur të rritet doja që ajo të dije që ardhja në jetë e saj nuk ka qenë rastësi, ka qenë dëshira më e madhe e imja. Mbetet dhurata më e bukur dhe ma ka zbukuruar rininë. Ka qenë periudha më e bukur e imja.

Mozzik u shpreh gjithashtu se nuk është i mirë në flirtime me femrat dhe se kur dëshiron diçka shkon direkt në temë e tregohet i sinqertë.

Romeo Veshaj; Sa bukur flet, si flirton ti?

Mozzik: Nuk jam tip që flirtoj shumë, kam pasur edhe një kohë që ka qenë ee gjatë në lidhje dhe nuk kam pasur eksperienca. Nuk di me flirtu por nëse më pëlqen dikush nuk e kam problem ta them jam i sinqertë.

Top Channel