53 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Nga 1.057 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë 25 persona në Tiranë, 8 në Fier, 4 në Himarë, 3 në Vlorë, Sarandë, 2 në Pogradec, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Përmet, Berat, Elbasan, Gramsh, Mirditë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 374 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë, janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,185 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Prill 2022)

Raste të reja ditore           53
Të shëruar në 24 orë        90
Të shtruar në spitale         7
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,057

Testime totale               1,805,355
Raste pozitive                  275,055
Raste të shëruara            271,185
Raste Aktive                         374
Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            239
Vlorë               40
Fier                 37
Korçë              14
Shkodër          10
Elbasan           9
Durrës              7
Gjirokastër       7
Kukës               5
Berat                5
Lezhë                1

Top Channel