U dënua me 17 vite burg në Shqipëri/ Francesco Bechetti ankimon vendimin

28/04/2022 12:32

Biznesmeni italian Francesco Bechetti ka ankimuar vendimin e gjykatës së Tiranës, e cila e dënoi atë me 17 burg.

Biznesmeni u shpall fajtor për veprat penale të “Falsifikimit te dokumenteve”-kryer në bashkëpunim-, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim-, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Shorti elektronik për caktimin e relatorit të çështjesdo të hidhet në datën 29.04.2022, ora 14:30.

Bashkë me biznemenin Italian Gjykata dënoi me burg edhe bashkëpunëtorët e tij. Becchetti aktualisht ndodhet në arrati, dhe për të është lëshuar edhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

Top Channel