U arrestua për shpërdorim detyre, Gjykata lë në arrest shtëpie drejtorin e burgut të Reçit

28/04/2022 14:42

Gjykata e shkallës së parë ka dhënë masën “arrest shtëpie” për drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika që u arrestua pak ditë me parë.

Drejtori i burgut dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.

Pala mbrojtëse kërkoi një mase lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi.

Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtepise. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës se parë në Shkoder, Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes Shqiponja Milla.

Top Channel