Një transgjinore britanike që ishte në pritje të operacionit të ndryshimit të gjinisë në sistemin shëndetësor publik, është dërguar në burgun e burrave për tre vjet pas ekspozimit si një pedofil i rrezikshëm.
Britnee Aitken, që para ndryshimit të orientimit seksual, identifikohej si 47 vjeçari shofer kamioni Marcus, nuk do të kryejë tashmë ndryshimin e seksit pas dëshmisë së dy vajzave të vogla që kishte tentuar të abuzonte seksualisht disa vite më parë.
Një prej viktimave, asokohe vetëm gjashtë vjeçe, tha se e kishte prekur në mënyrë abuzive kur ato kishin trokitur në derën e tij.
Dje në gjykatën e Minshull, Manchester, Aitken u paraqit i veshur me bluzë grash, makiazh dhe flokë të gjata të kuqe.
Siç kishte kërkuar, në gjykatë i referoheshin si ‘ajo’, teksa u shpall fajtor për tre akuza sulmi seksual ndaj të miturve dhe një akuzë ekspozimi seksual.
Ajo/ai është regjistruar tashmë përjetë në regjistrin e shkelësve seksualë dhe do të dërgohet në një burg për burra.
Prokurori Ben Berkson tha: “I akuzuari njihej asokohe si Marcus Aitken ndërsa vajzat që ai sulmoi ishin pesë e gjashtë vjeç”.
Në deklaratën e një prej viktimave thuhej: “Kam ende imazhe e makthe prej abuzimit, kur mendoj se çfarë bënte ky person me mua”.
“Ajo që ndodhi ka ndikuar në aftësinë time për të krijuar e ruajtur lidhje me miqtë e familjarët ndërsa abuzimi më ka shkaktuar ankth e paaftësi për të menaxhuar stresin”.
Aitken u dënua në vitin 2020 ndërsa në 2012 kishte marrë një paralajmërim për xhirim nën fustan të një tjetër fëmije.
Duke dhënë dënimin gjykatësi John Edwards i tha Aitken: “Abuzimi juaj ka pasur një impakt të fortë emocional ndaj viktimave të mitura që ju konsideronin si një të rritur të përgjegjshëm që i jepnit lodra fëmijëve per t’u zbavitur, por motivet tuaja te verteta ishin perverse”.
Top Channel