Raketa Patriot tokë-ajër të NATO-s mbërritën në bazën ajrore të Sliacit, në Sllovaki, në kohën kur aleanca e Atlantikut Verior po kërkon të forcojë rahun lindor të saj në mesin e agresionit rus në Ukrainë.
Sllovakia vetë këto kohë i ka siguruar Ukrainës sisteme mbrojtëse antiajrore S-300. Prej javësh Ukraina i drejton lutje perëndimit për më shumë armë të rënda.
Disa vende të NATO-s do të ofrojnë furnizime të tilla, por deri tani dihet se vetëm një vend i vogël i ka ofruar ato. Në këtë pikë, konsiderohet se mbijetesa e Ukrainës si shtet sovran mund të vendoset në Donbas – dhe varet nga ajo, se me çfarë armësh Ukraina do t’i dalë përballë pushtuesit rus. Për këtë arsye, Kievi insiston me kaq këmbëngulje që forcat e tij ushtarake të pajisen me armë të rënda, ku bëjnë pjesë tanke të tipit PzH 200, dhe raketahedhëse, si dhe anije lufte, helikopterë ushtarakë, avionë gjuajtës. Ndërkohë shume shtete te NATO-s kanë dërguar armë të lehta, pajisje mbrojtëse apo municion, por jo armë të rënda, sepse shihej si rrezik që të interpretohej nga Rusia si ndërhyrje në luftë dhe me këtë të justifikohej një sulm ndaj NATO-s.
Por tani para ofensivës së madhe që ka filluar në Donbas duket se njëri pas tjetrit vendet e NATO-s po i lenë mënjanë këto shqetësime. Së fundi, edhe dhoma e Ulet e parlamentit të Gjermanisë ngurruese deri më tani, e miratoi sot me shumicë dërrmuese thirrjen dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë. Nisma kaloi me 586 vota pro, 100 kundër e 7 abstenime.
Në një deklaratë të publikuar në Berlin të mërkurën nga krerët e grupeve parlamentare thuhet se ky është një sinjal i përgjegjësisë për Ukrainën dhe vendosmërisë kundër agresionit të Rusisë.
Top Channel