Mino Raiola “u ngjall”/ Superagjenti i futbollistëve përgënjeshtroi lajmet e vdekjes

28/04/2022 20:01

U raportua si i vdekur por Minoi Raiola shtang të gjithë me një status në twitter rreth 430 minuta pasi e gjithë media botërore kishte nxjerrë lajmin.

Rreth orës 14.00 të së enjtes u raportua nga mediat ndërkombëtare për ndarjen nga jeta të superagjentit të futbollistëve, Mino Raiola. Ai është i sëmurë prej kohësh dhe ka kryer edhe disa ndërhyrje në spitalin e Milanos San Raffaele, por me sa duekt ditët e fundit situata është rëduar.

Por gati 1 ore biografie dhe ngushëllimesh, është venë Raiola që shkruan një status.

Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: të inatosur për herë të dytë në 4 muaj më vrasin. Duket gjithashtu në gjendje për të ringjallur.

Gjithësesi pak minuta më pas është vetë miku i tij i ngushtë Hoze Fortes Rodrigez i cili nga spitali San Rafaelle njofton se gjendja është e rëndë, or ai është gjallë dhe po lufton.

I lindur pranë Salernos në Itali më 4 nëntor 1967, ai filloi të merrej me menaxhimin e disa futbollistëve dhe kishte arritur të bënte emër në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferime si Michel Kreek, Marciano Vink apo Pavel Nedvěd.

Por ato emra ishin sa për fillimin e karrierës,  pasi Raiola shumë shpejt u bë një ndër menaxherët më me influencë në botën e futbollit duke udhëhequr karrierën e lojtarëve si Zllatan Ibrahimovich, Mario Baloteli, Gigi Donnaruma apo ylli më i ri i futbollit europian si Erlind Haland.

Emra të tillë e kishin klasifikuar atë mes njerëzve më të pasur të botës së futbollit, prestigjozja Forbes në vitin 2020 e renditi në vendin e katërt në klasifikimin e agjentëve të futbollit me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur biznesin për 847.7 milionë dollarë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA