Kosova njeh kartat serbe te identitetit, zbutet Ligji për të Huajt: Në fuqi nga 15 marsi
14/03 12:03
23-vjeçari Fazli Hoxha mbeti i vdekur nga të shtënat me armë këtë mbrëmje në Klinë të Kosovës.
Ai sapo kishte dalë bashkë me familjen nga lokali ku kishin konsumuar darkën, kur disa persona nisën të qëllonin me armë drejt tyre.
Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shoqëruar, njofton Policia e Pejës.
Mësohet se mes familjes së Hoxhës dhe autorëve ka pasur përleshje fizike, ku janë përdorur dhe shkopinj druri.
Dy persona të tjerë që mbetën të plagosur, ndodhen në spitalin e Pejës, në përkujdes mjekësor, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Top Channel