Eintrachti i Frankfurtit hedh një hap të madh drejt kualifikimit në finale të Europa League-s, pasi fitoi 1-2 në fushën e West Hamit në sfidën e parë gjysmëfinale, duke treguar se jo rastësisht eliminoi Barcelonë, ekipin pretendent për ta fituar trofenë.
Skuadra gjerman e zhbllokoi rezultatin pa u mbyllur minuta e parë e lojës me Knauff, që shtyu topin me kokë drejt rrjetës pas krosimit të saktë të Borres.
Në të 21-tën erdhi goli i barazimit të West Hamit, me autor Antonion, që goditi saktë më kokë topin e krosuar nga Zouma në ekzekutimin e një goditjeje të lirë.
Golin e fitores Eintracht Frankfurti e gjeti në minutën e 54-t me Kamadan, që shfrytëzoi më së miri pasimin e Soë. Skuadra gjermane e mbrojti me fanatizëm rezultatin në minutat e mbetura, duke qenë më pranë finales së Europa League-s
Finalja e këtij edicioni me shumë mundësi mund të luhet mes skuadrave gjermane, pasi Leipzigu fitoi takimin e parë gjysmëfinal ndaj Rengers me rezultat minimal, falë golit të Angelinos në minutën e 85-të./ Supersport
Top Channel