E qëllimshme? Digjet makina e efektivit në Shkodër, e kishte parkuar pranë…

28/04/2022 14:48
Foto Ilustruese

Një mjet tip “Benz” në pronësi të një efektivi policie është djegur këtë të enjte në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër, në Rrugën e Koplikëve, ku ka marrë flakë makina në pronësi të D. T., 53 vjeç.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertët dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

 

 

 

Top Channel