Degët e mësuesisë drejt braktisjes! MASR stimulon maturantët të studiojnë për mësuesi

28/04/2022 14:32

Teksa degët e mësuesisë brakisen çdo ditë dhe në një të ardhme vendi rrezikon të përballet me mungesë mësuesish, Ministria e Arsimit ka vendosur të stimulojë maturantët me rezultate shumë të mira që do të zgjedhin të studiojnë për mësuesi.

Ministrja e Arsimit tha se tashmë emergjencë është qëndrimi i të rinjve në Shqipëri.

Heqja e mesatares për pranimin në degët e mësuesisë është një çështje jashtë çdo diskutimi, tha ministrja e Arsimit ndërsa theksoi se do të përdoret çdo mundësi tjetër për stimulimin e të rinjve, përveç mungesës së cilësisë tek ata që do të edukojnë brezat e ardhshëm.

Top Channel