Një gjyq i cili po merr përmasa të tjera, Amber Heard  kërcënohet me vdekje nga fansat e Johnny Depp

27/04/2022 21:11

Kërcënimet me vdekje nga  fansat e Johnny Depp kanë bërë që Amber Heard të  rrethohet nga truprojat.

Gjatë fillimit të gjyqit të Amber Heard dhe Johnny Depp, dy nga fansat e aktorit duhet të largoheshin nga gjykata pas ngacmimeve që i bënë asaj.

Amber Heard ka pasur vazhdimisht kërcënime me vdekje nga fansat e Johnny Depp, kjo gjë e ka shtyrë aktoren të punësojë roje sigurie.

Ky lajm u raportua fillimisht nga ‘New York Post’, ku thuhej se disa roje ishin vendosur jashtë ambienteve dhe e kanë ndjekur Heardin vazhdimisht.

Është ende e paqartë se sa truproja po e mbrojnë atë, por ‘New York Post’ konfirmoi se ajo po paguan 120 dollarë (110) në orë për çdo truprojë.

Sipas kompanisë së sigurisë aktorja ka marrë një sërë kërcënimesh në internet, gjithashtu ka pasur një sërë fansash të çmendur që kanë tentuar t’i afrohen aktores ose e kanë fyer atë.

Ekipi ligjor i Heard ka pasur kërcënime mjaft shqetësues nga ndjekësit e fiksuar të aktorit, ndërsa  shqetësuese mbeten këto ndërhyrje të cilat  mund të sjellin agravimin e situatës deri në incidente.

Top Channel