Presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanovic, ka reaguar pas kërcënimeve te shumta me bomba mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ai tha se siguria e qytetarëve është prioritet dhe beri apel që të  zbulohet urgjentisht se kush po kërcënon me bombat, të cilat kërkojnë të destabilizojnë vendin një ditë përpara miratimit të qeverisë së re.

Nuk duhet të lejojmë që procesi më i rëndësishëm i një shoqërie, siç është arsimi, por përballja me probleme në funksionim dhe një pandemi, të vuajë për shkak të atyre që synojnë të provokojnë emergjenca dhe të destabilizojnë vendin përpara zgjedhjes së një qeverie të re”, tha ai.

Presidenti Milo Gjukanoviq u bëri thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht ndaj raportimeve të fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA