Romeo Veshaj ishtë i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ku ka folur rreth emisionit më të ri që do të fillojë në Top Channel këtë të premte “Më lër të flas”.

Ai ka treguar që do të kenë një skenë shumë të madhe ku çdo puntatë do të ketë edhe një publik prej 150 personash, ndërsa tha se do të ketë të ftuar ‘bombë’.

Në një lojë të bërë gjatë emisionit, Romeo u pyet nëse do të jetë e ftuar Bora Zemani dhe ai refuzoi të përgjigjej duke i lënë të hapura të dyja opsionet.

Nuk ka të bëje vetëm me çensurën, e menduam unë Ledioni dhe Lori të njëjtin emër veçmas. Do jemi me kostum, do jemi në trajtën e një ‘late night show’. Në puntatën e parë të ftuarit e parë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetic. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh. Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrëzohem.

Do ketë ndonjë gjurmë BBV?

Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai është i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.

A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?

Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e ftuar në të ardhmen.

Top Channel