Kryeministri i vendit Edi Rama, ka shtruar mbrëmjen e sotme një iftar për të gjithë besimtarët myslimanë, pjesë e së cilit ishin edhe figura të njohura publike politikanë, artisë e gazetarë .
Rama ka cituar pjesë nga Kurani të cilat mund të kenë edhe një nënkuptim në lidhje me jetën politike, ku theksoi se edhe armiku më i madh mund të bëhet miku më i mirë.
Ai e përmbylli fjalimin e tij duke i uruar agjërim të lehët të gjithë besimtarëve, ndërsa për ët tjerët tha që uron të gjejnë forcë për vetëpërmbajtje dhe mirëkuptim mes njëri tjetrit.
“Feja është një ndër aspektet më të rëndësishme në historinë shpirtërore të njeriut. Feja nuk është vetëm një çështje e besimtarëve, përderisa në qendër të saj është e vërteta absolute. Feja ofron një hartë që na ndihmon në rrugëtimin e jetës. Feja thotë mos e harro që arsmiku yt mund të bëhet miku yt më i mirë. Fetë e ndryshme u përgjigjen në mënyra shumë të ngjashme pyetjeve të ndryshme. Tek kufiri fundor i njohjes fillon besimi. Jemi të gjithë të barabartë pavarësisht nga feja, mysliman apo katolikë. Thoni ne besojmë në zot, të gjithë i jemi dhënë zotit, dhe cilido që mund të mendonte këtu se unë po predikoj fenë islame, nuk është ky qëllimi im fare. Nëse Islami do të thotë ti nënshtrohesh vullnetit të tënzot, islamë qofshim jetë e mot. I propozuan qiejve tokës e maleve barrën për të sjellë të mirën e për të hequr të keqen. Ata e refuzuan dhe këtë barrë e mori njeriu. Lexo është fjala prej ku buron edhe respekti. Ju uroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara, ndërsa për ne uroj që të gjejmë më shumë forcë për vetëpërmbajtje dhe arsye për mirëkuptim.”
Top Channel