Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Durrës, pranë Gjykatës së Durrësit.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, 43-vjeçari A.S., është plagosur në këmbë dhe dërguar në spital.

Aktualisht po punohet për kapjen e autorit, i identifikuar si A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja.

Paraprakisht deklarohet për një plagosje për motive të dobëta.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel