SPAK i dorëzoi gjykatës së posaçme pesë emrat e parë të implikuar në vrasjen e Behar Sofisë i qëlluar për vdekje me armë një vit më parë, pak metra pasi doli nga banesa.

Me të akuzuarin si vrasës me pagesë Ernejt Shytin, i kthyer në dëshmitarin kyç të dosjes dhe që ka folur mbi të tjerët menjëherë mbasi u soll nga Mali i Zi dhe që është personi që qëlloi me pistolete, SPAK i dha gjykatës si të akuzuar edhe Skënder Vathin i njohur si Dajo, Xhuliano Vishën që ndërmjetësoi me Vathin, pasi ishte porositur për gjetjen e një vrasësi me pagesë nga Leonard Xhixhën dhe Bujar Lezën që dyshohet se siguroi mjetet, por për shkak se mbas emrit të Bujar Lezës dhe Skënder Vathit, zinxhiri ndërpritet SPAK njoftoi se hetimet do të vijojnë për të tjerët, mes tyre kush është njeriu i parë që e donte të vdekur 66-vjeçarin.

Ky person, ashtu siç Top Channel raportoi në muajin shkurt përshkruhet si Bajlozi, pasi i penduari Shyti e përmend si njeriu që të hidhte çantën me para pa u stepur.
Gjatë këtij procesi, Ernejert Shyti i ka çuar hetuesit në banesën e personave të përfshirë, por edhe në vendin ku hodhi armën mbasi u largua duke çaluar. Të akuzuarit e tjerë mbajnë qëndrim mohues. Dëshmitari dhe njëherazi i akuzuari si vrasës me pagesë në këtë rast Ernejt Shyti tregon edhe ngjarje të tjera mbasi kishte dëgjuar Bujar Lezën që interesohej për shpërthimin e një BMË për shkak të konflikteve të drogës, një ngjarjeje e ndodhur në Kamzë dhe ku mbeti i gjymtuar një shtetas.

SPAK thotë se pesë të akuzuarit e parë janë dorëzuar jo vetëm për akuzën e vrasjes me paramendim të Behar Sofisë, por edhe të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë në këtë listë, mungon emri i personit të gjashtë të përmendur nga Ernejt Shyti, Jemin Shera, por çështja më e rëndësishme mungon Bajlozi i Myslym Shyrit. Në këtë hetim përpos kamerave të sigurisë, SPAK përdori edhe përgjime mes tyre edhe ambientale.

Top Channel