Nuk morën shtëpi në pallatin e ndërtuar në truallin e tyre/ Tre gra në Vlorë kërcënojnë me vetëflijim

26/04/2022 11:36

Nuk morën shtëpi në pallatin e ndërtuar në truallin e tyre, kërcënojnë se do të vetëflijohen.

Ata janë mbyllur në një dyqan në katin e parë të pallatit dhe thonë se kanë një bombul gazi, ndërsa thonë se do të vetëflijohen, pasi i kanë marre pronën dhe kanë ndërtuar pallat, ndërkohë që nuk kanë përfituar banesë në pallatin e ndërtuar.

Ato kërkojnë zgjidhje nga të gjitha strukturat nga bashkia deri te përmbarimi.

Njoftimi i policise: 

Më datë 26.04.2022, rreth orës 11:05, në lagjen “10 Korriku”, janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati, 3 shtetase, të cilat për shkak të një konflikti pronësie me investitorin e pallatit, kërcënojnë se do të kryejnë vetëvrasje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës.

Top Channel