Një 50 vjecar ka humbur jetën sot në “Vaskat e peshkut” në Roskovec.

Burime zyrtare të policisë thanë se 50-vjecari me inicialet Y.P duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel