Firmosi kartela udhëtimi fiktive dhe i shmangej skanerit dedektor/ Detaje nga arrestimi i drejtorit të burgut në Reç të Shkodrës

26/04/2022 09:53

Detaje të reja janë kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e drejtorit të burgut në Reç të Shkodrës, Ervis Zika.

Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se nga hetimet e kryera nga SHKBB ka rezultuar Zika, ka firmosur kartela udhëtimi fiktive, veprime të cilat i ka kryer me qëllim përfitimin.

Gjithashtu ka rezultuar se në cdo rast që futej në Regjimin e Brendshëm të IEVP Reç – Shkodër, shmangte kontrolin, duke anashkaluar skanerin dedektor dhe në raste kur ai ka kaluar në skaner, është sinjalizuar për prezencë të sendeve, veprime të cilat krijojnë dyshimin e ndaluara në IEVP.

Top Channel