Brooke Goodwin është një amerikane e cila prej pesë vitesh ka një lidhje të ngushtë me Shqipërinë duke nisur nga gjuha, kultura dhe natyra.

Ajo vendosi të fliste shqip gjatë intervistës në programin “Ftesë në 5”, ku tregoi më shumë detaje rreth preferencave që lidhen me Shqipërinë.

Goodwin tregoi se si dëshiron të bëjë një dasmë të madhe tipike shqiptare dhe nuk do e kishte fare problem të jetonte në një familje të madhe me të afërmit e partnerit.

Ajo nuk la pa përmendur edhe gatimet tradicionale shqiptare, ndërsa specifikoi specat me gjizë  dhe petullat të cilat do ua sugjeronte edhe miqve.

Përveç anëve pozitive ajo kishte edhe disa gjëra që nuk i pëlqenin nga Shqipëria, të cilët janë djemtë nga Fieri të cilët sipas saj vazhdimisht mburren për vendin e tyre.

“Çunat nga Fieri janë pak të çmendur nuk e kam për ofendim, por ata vazhdimisht tregojnë për vendin nga ta vijnë”, tha Goodwin.

Ajo që e pengon Goodwin të vijë të jetojë në Shqipëri është mundësia e pakët e punësimit, e cila konsiderohet e rëndësishme për të.

 

 

Top Channel