United i ofroi më shumë miliona, por Rudiger zgjodhi Realin
25/04/2022 13:52
Antonio Rudiger do të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi gjerman ka zgjedhur të vijojë karrierën te Real Madrid.
Drejtuesit e klubit spanjoll kanë arritur një marrëveshje me agjentin e 29-vjeçarit deri në verën e vitit 2026. Një nga klubet që ishin në garë për Rudiger ishte edhe Manchester United.
“Djajtë e Kuq” i ofruan një pagë prej 10 milionë eurosh, që ishte edhe propozimi më i mirë, por Rudiger refuzoi klubin e Premier League.
Shkaku? Lojtari i kombëtares gjermane e ka ndarë mendjen për të mos luajtur për asnjë klub tjetër anglez, në shenjë respekti për tifozët e Chelsea./supersport
Top Channel