Mirush Kula dhe Sami Lame janë dy shqiptarët e arrestuar në Angli për kultivim të lëndëve narkotike.

Mediat angleze shkruajnë se pasi u kapën për herë të dytë me “shtëpi bari”, të  dy u dënuan me 20 muaj burg.

2 vite më parë, ata përfunduan në burg për të njëjtën akuzë, ndërsa u kapën sërish teksa kultivonin kanavis në në Trafalgar Street, Consett, më 24 mars.

Lame kishte rolin e kujdestarit, ndërsa Kula bënte vetëm ujitjen e bimëve. Pasi doli nga burgu, Lame jetonte në Bedford.

Brenda “shtëpisë”  u gjetën 248 bimë narkotike që do të prodhonin 21 kg kanabis dhe nëse do të dilnin në treg, do të fitonin 70 mijë në 210 mijë paund. Lame ishte liruar në shkurt të këtij viti pasi bëri 9 muaj burg për prodhim kanabisi.

Top Channel