Turistë nga Finlanda dhe Filipinet vizitojnë Manastirin e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit: Jemi të mahnitur!

25/04/2022 13:42

Dita e hënë e cila ishte pushim por dhe një ditë pas Pashkëve ka sjell dhe turist në Manastirin e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit.

Dita e Shën Gjergjit dhe “java e shndritshme” merr kuptim në këtë vend fetar por me së shumti  e rrallë për bukurinë e saj ky vend sot ka tërhequr shumë turistë.

Turistët ishin jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga Kosova por edhe nga Finlanda dhe Filipinet.

Pushuesit nga Kosova janë shprehur të kënaqur për atë që kanë parë në kishën e Shën Marisë në Zvërnec, pasi sipas tyre është hera e parë që e vizitojnë.pavarësisht besimeve ata urojnë dhe luten për qetësi e shëndet në këtë ditë .

Ka turistë të cilët e eksplorojnë këtë vend për kuriozitet.

Turisti nga Finlanda shprehet se ndodhet për kuriozitet në  këtë vend dhe është hera e parë qe e viziton këtë site fetar.

Per filipinezen ardhja e saj në Shqipëri  në këtë periudhë jo sezonale ka avantazhet e saj, pasi pak njerëz dhe qetësia që gjen në këtë periudhë është ideale për familjarë dhe për më tepër është lirë në çmime .

Për filipinezët Shqipëria nuk është e njohur shumë dhe unë ndihem e impresionuar nga bukuria dhe mikpritja e shqiptarëve“, shprehet ajo.

Top Channel