Problematikë që po vihet re gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë është mungesa e kapaciteteve në spitalet psikiatrike por dhe më kryesorja mungesa e burimeve njerëzore për të trajtuar e ndihmuar personat me probleme të shëndetit mendor.

Arjana Muça, psikologe: Ne kemi pare policinë  që i merr nga rruga dhe i përcjell ne spitalin psikiatrik, por mbajtja e tyre nuk është per një kohe jo te gjate, ata përcillen ne banesat e tyre dhe kjo tregon me se miri se ku çalon problem sa i takon personave që vuajnë nga shëndeti mendor. Burimet njerëzore pikë që lë shume për të dëshiruar ne institucionet tona, psikiatrit i kemi ne numër më të ulët.

Sipas ekspertëve gjithçka duhet të nis nga familja, e cila në të shumtën e rasteve fsheh problemet çka çon dhe në agravimin e pasojave.

Arjana Muça: Familjaret bëjnë gabim shumë të madh duke e fshehur paaftësinë individit. Nuk kemi kujdesi dhe mbështetjen psiko sociale te nevojshme. Jo vetëm, edhe mjeku i familjes, duhet të jetë identifikuesi i këtyre rasteve dhe përcjellësi ne institucionet përkatëse, në ketë gjë nuk e kemi në mënyre te koordinuar.

Në spitalin Psikiatrik në QSUT, ka 17 mjek dhe 80 shtretër, por nevojat edhe më të shumta. Shpesh herë për të shtruar një pacient nxirret një tjetër që nuk konsiderohet më rast urgjent dhe mund të trajtohet edhe në banesë.

Irena Thoma, psikiatre:  Raste urgjente janë kur refuzon terapinë, është agresiv, rrezikon jetën e vet dhe te tjerëve, kur nuk pranon te trajtohet ambulatorisht, atëherë shtrimi behet urgjent. Për ata që janë me probleme sociale dhe përbejnë probleme urgjente psikiatrike behet shtrimi, sa me emergjente është problematika e shëndeti mendor ne ato momente. Nëse ai nuk ka nevoje që ta mbajmë atëherë ne nuk e mbajmë.

Vetëm një muaj më parë  dy vajza  në kryeqytet u sulmuan  nga një i ri i njohur si Denisi i tmerrshëm, ndaj të cilit dhe më herët ka pasur kallëzime në polici për ushtrim dhune dhe prokuroria caktoi masën e shtrimit përkohësisht në një spital psikiatrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA