Moti i ngrohtë dhe dita e pushimit zyrtar, ka nxitur shumë qytetarë që ta kalojnë këtë të hënë në bregdet.

Kjo zgjedhje ka shkaktuar trafik të shtuar veçanërisht në aksin Durrës-Plazh-Golem dhe përgjatë shëtitores “Taulantia”.

Situata paraqitet më e rënduar në rrugën dytësore Plepa-Përroi i Agait-Golem ku po punohet për rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore. Krahas trafikut, shoferëve u shtohet dhe vështirësia në qarkullim.

Qyteti bregdetar pret cdo vit me mijera pushues vendas dhe të huaj. Me projektin e ri të lungomares që do të shtrihet edhe në Durrës e që do të sjellë një rikonceptim të qytetit, qytetarët do të kenë më tepër lehtësira. Shëtitorja do të nisë nga ura e Dajlanit për të përfunduar në zonën e njohur si Kavalishenca dhe do të përfshijë hapësira sportive e kënde lojërash.

Top Channel