Atentati i sotëm ndaj Joan Muçllarit rikthen në skenë ngjarjen e gushtit 2020, kur në mes të sezonit turistik u qëllua me breshëri plumbash drejt hotelit të babai të tij, kur brenda ndodheshin dhjetëra turistë.

Ndaj hotel “Volorekës” u bënë disa sulme brenda një harku kohor të shkurtër, më e rënda në 8 gusht, kur breshëritë e plumbave goditën disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht dhe dëmtuan godinën.

Në videon që u publikua atëherë, shihet një prej atentatorëve, me kallashnikov në duar dhe i maskuar. Teksa ecën i armatosur, personi në fjalë hap zjarr ndaj automjeteve, ku 7 makina luksoze përfunduan të dëmtuara. Shkak i sulmit u bë një grindje e mëparshme mes djalit të pronarit dhe 37-vjeçarit Mariglen Topuzi.

Për ngjarjen, policia arrestoi Ilir Berberin dhe 3 bashkëpunëtorët e tij : Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.

Konfliktet e Muçllarit duket se nuk janë mbyllur teksa sot, në lagjen “Voloreka” dyshohet se djali i Ilir Berberit (i njohur si Lili i Rrushkës), Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, persona me precedent të mëparshëm kriminal kanë qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur në këmbë.

 

Top Channel