Ndërsa marrëveshja e Paul Pogba me Manchester United është drejt përfundimit, Paris Saint-Germain vijon të ketë interes për francezin, por klubi parizien nuk ka ndërmend që t’i plotësojë të gjitha kërkesat e mesfushorit.

Lajmet se Pogba do të largohej nga “Djajtë e kuq” qarkulluan që verën e shkuar, megjithatë ai qëndrojë edhe një sezon tjetër, por pa rinovuar. Kështu 29-vjeçari do jetë i lirë në fund të sezonit dhe këtë herë duket se e ardhmja e tij është vendosur.

Mesfushori do largohet nga Manchester United dhe ndër klubet që duket se është më favoritë për afrimin e francezit është PSG-ja. Pogba është shumë i vlerësuar nga drejtori sportiv i klubit parizien, Leonardo, megjithatë ky i fundit i ka vendosur disa kushte mesfushorit.

Këtë të hënë mediet britanike kanë konfirmuar interesimin e PSG-së për lojtarin e United, megjithatë klubi i PSG -së thuhet se nuk është i gatshëm të plotësojë kërkesat e francezit për pagën, gjë e cila vë në dyshim kalimin e 29-vjeçarit në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA