Pas rreth tre orësh, kryhet shpërthimi i komanduar nga njësia antieksploziv i ardhur nga Tirana, për pakon e dyshmitë që u gjet ditën e sotme në Vlorë nga banorët e zonës.

Sipas burimeve të policisë, pakoja përmbante brenda një tako druri, që nuk përbënte rrezik.

Në zonë u vendos një perimetër i gjerë sigurie ndërsa u bllokua qarkullimi për rreth tre orë deri kur është kryer shpërthimi i komanduar.

Ngjarja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa dyshohet se objekti mund të ketë rënë ose hedhur nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë menjëherë pas raportimit të banorëve, të cilët morën masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Top Channel